Diskutohet për integrimin dhe pandeminë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lejen njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama.

Ajo thotë se është folur për integrimin, ekonominë dhe Investimet e BE-së në Ballkan.

“Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor’, – shkruan Von der Leyen në Twitter.

Po sot, Rama ka biseduar në telefon edhe me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Sipas Ministrisë italiane e Punëve të Jashtme, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.

Tv Klan