Edi Rama ka shfrytëzuar bashkëbisedimin në podcastin e tij me dy profesionistë të inteligjencës artificiale për të shpjeguar përse qeveria do t’i heqë nga duart e punonjësve të administratës publike procesin e prokurimeve publike.

“Prokurimet që janë një problem që burojnë plot pasoja dhe nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Bëjmë mijëra prokurime në vit dhe janë dhjetëra mijëra anëtarë komisionesh, njerëz persona që duhet të marrin pjesë. Të gjithë këta njerëz duhet të disponojnë dijen e  nevojshme ligjore për atë gjë që po bëjnë. Nuk mundet dot ata njerëz që futen në ata procedura janë njerëz që bëjnë punë tjetër por futen në të procedurë. Me modelin Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë prokurimin e  fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm”, tha Rama.

Kryeministri ndau me dy ekspertët e inteligjencës artificiale vizionin e tij për të përfshirë këtë risi në fushën e teknologjisë në të gjithë nivelet e qeverisjes.

“Nuk është vetëm kjo plot gjëra të tjera janë të mundura dhe po punojmë në disa drejtime që të përdorim Inteligjencën Artificiale dhe për t’i dhënë vetes mundësia që nuk do të mund t’i imagjinonim”.

Amendimet që ju bënë ligjit të Prokurimeve Publike dhe hyn në fuqi në mesin e muajit Mars parashikojnë kryerjen e vlerësimit te ofertave përmes inteligjencës artificiale.

Tv Klan