Iliri e Saliu s’e kthejnë dot Shqipërinë për përsheshin e tyre

Pas protestave të dhunshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, Kryeministri Rama thotë se qëndron opozita me në krye Presidentin Ilir Meta.

“Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!”

Qëndrimin e tij, Kryeministri e shoqëroi edhe me një video ku gjatë mesditës të rinj protestues shfaqeshin duke shkatërruar selinë e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës. Përdorimin e fëmijëve e sheh si një akt kriminal dhe i krahason liderët e opozitës dhe vetë kreun e shtetit me organizatën terroriste të Boko Haramit në Nigeri.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”

Rama i bën thirrje demokratëve që të mos pranojnë që me fëmijët e tyre të abuzohet nga udhëheqësit e opozitës, duke i cilësuar kriminale protestat e organizuara prej tyre. Kryeministri ishte është shprehur i prerë se ndaj kujtdo që tenton të bëjë akte të dhunshme do të veprojë forca e ligjit.

Tv Klan