I pranishëm në Kosovë për ceremoninë e inagurimit të Hashim Thaçit si president, Kryeministri Rama e vlerësoi atë si një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Në një intervistë për emisionin Zona B të gazetarit Baton Haxhiu, në Klan Kosova, ai u shpreh se për Thaçin, presidenca është kulmi i një karriere të merituar.

Rama ka vlerësuar si mbresëlënëse, presidenten Atifete Jahjaga.

Pak ditë para nisjes për në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me Presidentin Barak Obama, ai bëri një koment edhe për fushatën presidenciale, duke thënë se sheh një përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nëse Donald Trump do të zgjidhet president.

Këto komente të tij u pasqyruan edhe në gazetën prestigjoze Neë York Times, e cila shkruan se gjatë qëndrimit të tij në Ëashtington Rama do të takohet me Presidentin Obama dhe zv/Presidentin Bajden.

Dhe për komentet e tij, Rama thotë se ka gjithnjë të drejtë.

Tv Klan