Qeveria shqiptare ka prezantuar Programin e Kodimit, i njohur ndryshe si kurse profesionale me mbështetje financiare nga qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë thirrjen e parë për ata që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit. Rama shkruan se ky program është hapur nga qeveria si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë.

“Kjo është Thirrja e Parë për të rinjtë që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit, i cili është çelur nga qeveria shqiptare si një derë e re e së ardhmes për të rinjtë”, shkruan Rama.

Në postimin e publikuar nga Kryemninistri Rama, tregohet se kush përfiton nga Programi i Kodimit.

“Nuk ka rëndësi mosha, nëse je i punësuar, i papunë apo me aftësi të kufizuara, ti përfiton subvencionim për kostot e kursit për koduesit e rinj”, thuhet në videon e publikuar nga Rama./tvklan.al