Pavaresisht se ditë feste, fushata elektorale nuk është ndërprerë. Edi Rama u takua pasdite me gratë dhe vajzat e Kamzës, te cilave ju kujtoi rëndësinë që ka një votë e hedhur në drejtimin e duhur.
“Kush nuk e kupton akoma sa e rëndësishme është vota, mjafton të shohë Kamzën. Kur vota shkon në drejtimin e duhur dhe kur vota hidhet në drejtimin e gabuar. Kur vota shkon për të ardhmen dhe kur vota shkon për të shkuarën”, tha Rama.
Po ashtu, Rama u kujton votuesve se çfarë ndodh kur me votën luan si tifoz.
“Pash bufin e kënetës, kishte ardhur këtu në një rrugë edhe thoshte do t’u marrim paratë qytetarëve dhe pastaj do ua japim prap qytetarëve, se ne kemi eksperiencë. Ka eksperiencë, ço para te Sudja për të marrë para, e pastaj mori noc rrokun”, tha kryeministri.
Vota kundër PD, ai ju thotë edhe demokratëve se është votë për të shpëtuar këtë forcë nga gremina ku zhytet prej 12 vitesh.
“Ju kam borxh t’ju them e një të vërtetë. Vetëm duke e mbështetur ne, mund të ndihmojnë ringritjen e tyre dhe të partisë së tyre nesër, pasnesër”, tha Rama.
Kryesocialisti siguron se zgjedhjet e 11 Majit po i ndjekë me vëmendje edhe Brukseli.
“Për t’i dhënë një mesazh shumë të qartë vendeve, të cilat po e ndjekin fushatën tonë dhe po presin rezultatin për të parë, shqiptarët kanë një shumicë më të madhe se shumica e një partie që e do BE? Po patjetër, janë 90 e kusur e shqiptarëve”, tha ai.
Shpjegon se kërkesa që u bën vajzave socialiste për të bërë të dashurve të tyre provën e karakterit është një mision human.
“Tani nëse ai thotë unë të dua shumë, hajde me mua në këetë, si i thua ti? Mirë shpirti, po vij me ty të mbytëm? Të shkojë të mbytet vetë! Me shumë mirënjohje, çfarë po bëni ju për Kamzën, është histori, është histori”, tha Rama.
Tv Klan