Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për ndërgjegjësim dhe qëndrim në shtëpi në këtë kohë të vështire lufte me koronavirusin.

Duke shpërndarë një video nga mjekët e infektivit, Rama thotë se nëse nuk bëhemi bashkë të gjithë në këtë luftë, nuk do të ketë vend në varreza, e jo më spitale.

“Mjekët e infektivit janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë, që kthehen në mitingje për të përqafuar armikun e për ta marrë me vete në shtëpi!

Këta mjekë po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotatorët po bëjnë një tradhëti të pashembullt, që do të na hapë varrin po nuk u ndal urgjent!

Nëse nuk rrini të gjithë drejt në këtë luftë, nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë vend as në varreza, jo më në spitale!” /tvklan.al