Kryeministri i Shqipërisë u ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të regjistrohen në censusin e popullsisë. Rama në një video-mesazh në mediat sociale është shprehur se të gjithë qytetarët duhet që 5 minuta nga jeta e tyre t’ia kushtojnë regjistrimit, pasi sipas tij populli shqiptar nuk duhet që të shihet si qytetar i kategorisë së dytë në Maqedoninë e Veriut.

Deri dje shqiptari konsiderohej si kategori e dytë dhe pse pa shqiptarët nuk ka shtet të Maqedonisë së Veriut. Historia që keni bërë të gjithë së bashku këto vite falë vizione sa patriotik dhe republikan të Ali Ahmetit, është një faqe e ndritur luftës së gjatë dhe luftës së gjatë për të  liri“, tha Rama.

Rama u shpreh politika e ditës kërkon që t’i përçajë qytetarët, por thirrja e kreut të qeverisë është që ata të bëhen bashkë dhe të tregojnë se kush janë.

Politika e ditës ashtu si kudo dhe si gjithmonë, ju ndan edhe ju ve si çështje dhe opinione të ndryshme, por kurrsesi nuk duhet t;u pengojë shihni identiteti tuaj. si një kauzë mbi të gjitha kauzat. Sot është një nga ato momentet tuaja, që askush nuk duhet të mungojë në regjistrimin e popullsisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut“, shtoi Kryeministri.

Rama tha se “askush nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të popullsisë, nuk u kërkon njeri që të merrni pushkën e të dilni malit, e as lopatat që të dilni fushave“.

Ai tha se ky regjistrim i popullsisë është shumë i rëndësishëm. “E dini më mirë se kushdo, por kush nuk e di ta mësoje se numri i shqiptarëve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptarë të asaj republike mbi pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen në punët e atij shtetit“, tha Rama.

Në fund publikoi dhe adresën ku mund të regjistrohen qytetarët duke u bërë thirrje që të plotësojnë të dhënat e tyre./tvklan.al