Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook email-in ku u ka kërkuar atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë apo brenda Shqipërisë, që të kontribuojnë dhe të përfshihen drejtpërdrejtë në “punët e mëdha të mandatit të tretë”.

Gatipërshqipërinë@kryeministria.al është adresa ku të gjithë ekselentët mund të japin idetë dhe projektet e tyre. Kryeministri shprehet se me anë të kësaj platforme mund të kontaktohet ai personalisht, por edhe anëtarët e tjerë të kabinetit.

Gatipërshqipërinë@kryeministria.al. Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë”, shkruan kryeministri./tvklan.al