Më 22 dhe 23 Nëntor, Tirana do të mikpresë shqiptarët nga mbarë bota në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama shkruan se Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës.

“Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor

Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit”, shkruan kryeministri Rama në Facebook./tvklan.al