Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit privat që ka pasur sot në mesditë me Kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mistotakis.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se gjatë bisedës kanë bërë një bilanc për COVID, kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe problematikat në rajon.

Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare deklaron se ai dhe Mitsotakis kanë vullnet të plotë që marrëdhënia mes dy vendeve të jetë në një nivel të partneritetit strategjik.

Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike Shqipëri-Greqi”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen në përfundim të vizitës që ka pasur në Athinë, ku është takuar me Kryeministrin Kiriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias./tvklan.al