Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët se në samitin e 6 Dhjetorit nuk do të vijë vetëm kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez. Ai u shpreh se kreu i qeverisë spanjolle i ka dërguar një letër miqësore ku sqaron arsyen se pse do të mungojë.

Pedro Sanchez nuk do vijë, më ka dërguar një letër miqësore me sqarimin se atë ditë Spanja ka ditën e Kushtetutës dhe është një ditë me rëndësi shumë të madhe të Spanjës. Për këto arsye nuk do të jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse”, tha Rama./tvklan.al

Rama së bashku me Sanchez