Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një takim elektoral në Lezhë ka treguar arsyen pse është kthyer nga emigracioni në vitin 1998.

Rama u shpreh se ai ka parë ëndërr me sy hapur që Shqipëria mund të bëhej kampione në Ballkan dhe ndaj vendosi të kthehej dhe shtoi se kjo ëndërr e mban ende në Shqipëri.

Më tej tha se dëshiron që Zaho (djali i tij i vogël) dhe bashkëmoshatarët e tij të mos ndihen njësoj si fëmijët e viteve 90 që janë zhgënjyer sot.

Unë e kam parë me sy hapur ëndrrën e Shqipërisë në majë, Shqipërinë kampione. Pikërisht se kam parë këtë ëndërr jam kthyer nga emigracioni dhe më mban ende këtu. Më mban këtu që nesër Zaho dhe gjithë fëmijët e tjerë të mos ndihen siç ndihen atë fëmijë të viteve në 1990. Unë dua që të gjithë fëmijët të jenë krenar nesër, dhe të mos thonë të gjithë janë njësoj“, u shpreh Rama./tvklan.al