Pasdite, Kryeministri Edi Rama ishte në Himarë, ku si pjesë e fushatës së llogaridhënies diskutoi me banorët për investimet që qeveria ka bërë, apo po planifikon të kryejë në këtë zonë.

Rama tha se turizmi është motori kryesor i zhvillimit, ndaj dhe investimet në fshatrat e jugut ku dhe numri i turistëve është shumë i madh, janë shtrire me disa projekte që do t’i rikthejnë imazhin e bukur. Qeveria do të financoje, sipas Kryeministrit, jo me kredi, por me para në dorë këto projekte.

Paradite, gjatë rrugës për në Sarandë, Kryeministri u prit me protesta të organizuara nga Partia Demokratike. Eskorta e tij qëlluar me midhje dhe janë hedhur parulla kundër qeverisë.

Tv Klan