Rama u dorëzon statusin e përkujdesjes së Republikës fëmijëve të dy policëve të vrarë


Rama u dorëzon statusin e përkujdesjes së Republikës fëmijëve të dy policëve të vrarë

14:11 24/01/2023

Kryeministri i vendit Edi Rama u ka dorëzuar sot fëmijëve të dy policëve të rënë në krye të detyrës Statusin e posaçëm “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”.

Ky status iu dha dy fëmijëve të Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, policë të vrarë në krye të detyrës.

Rama thotë se ky status është një mishërim i vullnetit të qeverisë për të mbështetur fëmijët e të rënëve deri në daljen e tyre nga shkolla apo universiteti.

Me bijtë e dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt, në dorëzimin e Statusit të posaçëm “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Ky status është mishërim i vullnetit tonë për t’iu bërë krah të gjithë fëmijëve të të rënëve deri në daljen e tyre nga shkolla apo universiteti, me një pension mujor deri në 150% të pagës së prindit, pjesë e një pakete të plotë mbështetje nga shteti për ta e për nënat e tyre”-shkruan kreu i qeverisë në Facebook./tvklan.al









Të ngjashme