Votimi ndryshe i lë gjërat në vend ose në degradim

Kryeministri Edi Rama iu rikthye në Pogradec një prej tezave që e solli në pushtet në vitin 2013 atë përtej së majtës dhe së djathtës. Si shembull solli Shkodrën.

Duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm ku kërkon mandatin e katërt qeverisës Rama u kujtoi shqiptarëve se votimi për një forcë tjetër përveç PS gjërat do të ngecnin në vend e madje do të degradonin.

 “Sa herë që e kundërta ka ndodhur dhe fatet e komunitetit i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë se gjërat kanë ngecur. Për ta thënë butë, se në shumë raste gjërat kanë degraduar.”

Gjatë qëndrimit në Pogradec kryeministri vizitoi pallatin e rilindur të Sportit “Arefi Berberi” një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që sipas tij do të ofrojë ambiente të reja për të gjitha disiplinat e sporteve me dorë dhe sporteve të forcës.

Klan News