“Sistemi i ri u dha fund sekserëve dhe influencave”

Kryeministri ka marrë sërish kohë t’ju përgjigjet akuzave se sistemi i digjitalizuar i  Kadastrës po dështon. Në një postim në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto ku tregohet numri i aplikimeve dhe përgjigjieve që u janë dhënë qytetarëve që kanë aplikuar për shërbime online.

Rama shpjegon se foto është dëshmi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje për të marrë e dhënë favore e rryshfet. Duke bërë diferencën me sëkëllditë e tmerret e të kaluarës.

Ai thotë se e verteta është se sistemi i vjetër s’funksion dhe zhbëhet përdite rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda Kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista. Pavarësisht se sipas kryeministrit ka ende punë për të bërë janë dy prova të pakundërshtueshme: se sistemi online është sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.

Tv Klan