Rama: Ujë 24 orë për Vlorën në përfundim të mandatit të 3



Rama: Ujë 24 orë për Vlorën në përfundim të mandatit të 3

10:36 19/02/2021

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të premte se në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do të ketë ujë 24 orë. Ai u shpreh para qytetarëve të qytetit bregdetar se çështja e ujit është vënë drejt zgjidhjes.

Kreu i qeverisë u shpeh se është i pari që ka pakënaqësi ndaj bashkisë së Vlorës, por edhe qeverisë. Gjithashtu ai shtoi se është legjitime që qytetarët e Vlorës të kërkojnë ujë 24 orë, por kjo problematikë duhet adresuar me logjikë.

“Leskoja do ju duket socialist çfarë pakënaqësish kam unë për Bashkinë e Vlorës, por do ju dukem demokrat çfarë pakënaqësish kam unë për qeverinë e PS-së. Ama të gjitha këto pakënaqësi janë legjitime në një pjesë të tyre, jo se nuk janë të drejta. Është legjitime të thuash “ça diskuton ti ne s’kemi ujë akoma”. Është legjitime, por është një pakënaqësi që duhet adresuar me logjikë. Vlora kurrë nuk ka pasur ujë 24 orë. Sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara sipas blloqeve ku është investuar dhe po investohet. Blloku i fundit i investimeve është siguruar. Faktikisht çështja e ujit ekziston sot, por ama është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk flasim për plane si tramvaji që do bënte Luli në Tiranë. Brenda një periudhe disa vjeçare Vlora do ta ketë këtë gjë. Në përfundim të mandatit të 3 Vlora do të ketë 24 orë ujë, është fakt. Sot perspektiva është konkrete dhe nuk është pas 30 vjetësh, por pas 3-4 vjetësh”, tha Rama./tvklan.al







Të ngjashme