“Studentët humbin bursën, pensionistët rimbursimin e barnave”

Ky ka qenë paralajmërimi i ashpër që Kryeministri Rama ka bërë ndaj qytetarëve, të cilët thyejnë rregullat duke dalë dyshe apo në grup nëpër rrugët e vendit.

Teksa i cilësoi tradhtarë këdo që shkel masat, kreu i qeverisë nuk u kursye kur tha se si të tillë do të trajtohen nga strukturat e policisë e ushtrisë, të cilat nuk do të kursejnë edhe përdorimin e ujit apo gazit lotsjellës për t’i shpërndarë.

Si shembull solli Italinë fqinje, si dhe vende si Spanja e Franca, për të treguar se nëse nuk ndalet kjo papërgjegjshmëri edhe në Shqipëri do të na duhet të shohim pamje trishtuese, si ato me kamionë të ushtrisë që transportonin me qindra të vdekur çdo ditë.

Qytetarëve që në babëzi e sipër dynden nëpër markete apo dyqane duke mos respektuar asnjë prej masave, përfshi edhe distancën prej një metër u kujtoi se po kthehen në kërcënim për jetën.

Ndaj për të gjithë shkelësit rikujtoi penalitetet. Kreu i qeverise tha se kjo luftë nuk mund të fitohet ndryshe, duke kujtuar se edhe vende më të fuqishme po gjendjen në situatë të pazakontë.

Tv Klan