Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të enjte se universitetet e kanë kuptuar autonominë si liri, por jo si përgjegjësi. Sipas tij ato duhet të jenë sëbashku që autonomia të funksionojë plotësisht.

Kreu i qeverisë u shpreh se programet që vendosen duhet që të jenë kreative dhe të hapin mundësi të reja për të rinjtë. Ai theksoi se vetë universitetet duhet të vendosin një platformë dhe të vendosit pikat kryesore se ku duhet çuar universiteti. Kjo sipas tij duhet bërë duke u konsultuar me shqetësimet e pedagogëve.

Një pikë tjetër që duhet të bëjnë universitetet sipas kryeministrit është edhe krijimi i kolegjeve profesionale.

“Kur digjesh nga qulli dhe i fryn kosit pastaj mund të kalosh në ekstremin tjetër me kërkesa dhe pedantizëm që nganjëherë është dhe mungesë fleksibiliteti. Ajo që më duket pak e çuditshme është që lidhja e rektorëve është direkt me ministrin sepse në një farë mënyrë, rektori është personi numër 1 dhe si i tillë është “mëkëmbësi” i vetë qeverisë aty në pikëpamjen e administrimit. Flas në aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore në këtë fazë. Me ligjin e arsimit të lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin në drejtim të autonomisë. Ligji jep një autonomi shumë të madhe për universitetin. Mund ta shkruash, por zbatimi është zbatim më vete pastaj. Autonomia këtu, në përgjegjësi tek shqiptarët, por tek universitetet kuptohet menjëherë si liri, por jo si përgjegjësi. Ato duhet të jenë bashkë që të funksionojë autonomia.

Gjëja duhet të shkoj drejt një vënie në shfrytëzim të autonomisë për të qenë kreativë për të hapur shtigje të reja. Tendenca e përgjithshme është shto programe për të mbajtur pedagogë dhe për të mbajtur universitetin me tarifa. Kjo është gjëja që na ka bërë dhe jemi shumë refuzues për të vazhduar në të njëjtën rrugë. Dy janë korsitë ku duhet të ecim. Njëra është kjo që thoni, ju, duhet të përkthehen në një platformë reforme për universitetin, të shkruar, të konsultuar mes jush dhe e thënë kjo është platforma jonë, ‘këtu duam ta çojmë universitetin për një dekadë. Ky është drejtimi ynë’. Të gjitha këto detaje që janë detaje të funksionimit të sqarohen sepse unë mendoj se ka një problem, që Ministria e Financave është krijuar për të thënë Jo. Po shkove atje JO është e sigurtë, PO është një luftë e madhe. Kështu është në gjithë botën. Ka plot raste që unë e humb betejën me Ministrinë e Financave sepse thonë Jo, kjo s’bëhet. Unë them po, shkojmë atje, por atje thonë JO. Gjithë puna është që gjëja të mos jetë kaotike. Duhet me i kthyer gjërat në një platformë dhe ajo duhet të jetë e konsultuar me ministritë. Bëhet dialog mes dy partnerësh.

Ne kemi një boshllëk. Këtu prapë është çështje e iniciativës dhe vënies në eficencë të ligjit dhe autonomisë. Kemi boshllëkun mes pjesës poshtë ose lart. Ne duhet të krijojmë brezin e kolegjin profesionale. Nëse unë mbaroj profesionalen dhe nuk dua të bëhem inxhinier elektrik duhet të bëhem specialist. Në këtë fashë universitetet duhet të mendojnë për krijimin e kolegjeve profesionale”, tha Rama. /tvklan.al