Rama: Universitetet sot, më mirë se dje

Rama: Universitetet sot, më mirë se dje

12:00 14/10/2019

“Së shpejti hapet spitali i ri i Kirurgjisë”

Çelja e vitit të ri akademik 2019-2020 e gjeti Kryeministrin Edi Rama në Universitetin e Mjekësisë. Kreu i qeverisë theksoi se përmirësimi i kushteve të studenteve është në fokus të reformave.

“Sot, ne mund të themi se Universiteti është në një gjendje më të mirë seç ishte dje. Natyrisht që duhet ende shumë përpjekje e përbashkët për ta bërë atë edhe shumë më të mirë se kaq, por studentët që nisin sot vitin kanë në dispozicion kushte më të mira, sesa studentët që e mbyllën këtë vit shkollën”.

Kryeministri Rama bëri me dije se së shpejti do të ndërtohet spitali i ri i Kirurgjisë.

Së shpejti do të çelet edhe spitali i ri modern i Kirurgjisë, ku një komponent i rëndësishëm është komponenti i ndërveprimit me universitetin. Jam shumë i bindur se ai spital do të vendosë një standard të ri në shërbimin tonë kombëtar shëndetësor, sikundër do të shërbejë jashtëzakonisht shumë për të motivuar të gjithë trupën dhe patjetër për të lehtësuar kalimin e dijes dhe të eksperiencës tek më të rinjtë”.

Rama siguroi studentët ekselentë për një rrugë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra mes tyre dhe tregut të punës.

Tv Klan





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi