Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazanin



Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

23:51 23/04/2020

“Jeni shembull rrezatues dhe motivues për të gjithë shoqërinë”

Në një mesazh të gjatë me shprehje të shumta të huazuara nga Kurani dhe thënieve të klerikëve myslimanë, Edi Rama ka uruar besimtarët e kësaj feje për nisjen e muajit të Ramazanit.

Kryeministri i falenderoi besimitarët myslimanë si dhe drejtuesit e komunitetit të tyre që në këtë kohë pandemie gjetën forcën dhe pranuan mbylljen e xhamive përgjatë këtij muaj të shenjtë.

Edhe Pashkët Katolike dhe Ortodokse u festuan si asnjëherë më parë në të gjithë botën pa ju drejtuar tempujve të shenjtë, pjesa më e madhe e të cilave është mbyllur për të shmangur çdo mundësi për përhapjen e virusit.

Tv Klan



Të ngjashme