Kryeministri Edi Rama ka uruar Giorgia Melonin për detyrën si Kryeministre e Italisë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipërinë dhe Italinë i bashkon një miqësi e vjetër.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore që ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni”, shkruan Rama.

Meloni dhe ministrat e kabinetit qeveritar u betuan sot para Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella. /tvklan.al