Rama uron Kurz: Fitore e madhe edhe për Shqipërinë

Posta

Rama uron Kurz: Fitore e madhe edhe për Shqipërinë

11:20 30/09/2019

Basha: Shembull kurajoja dhe morali, i ktheu mandatin qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka uruar Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhje parlamentare. Në Twitter kreu i qeverisë sonë shkruan se, kjo është një fitore e madhe edhe për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

Urime për fitoren e madhe dhe shumë i lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane, do të jetë duke udhëhequr Austrinë miqësore për vitet kritike që do të vijnë“, shkruan Rama.

Një urim për kancelarin Kurz ka përcjellë dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

“Vendimi i Sebastian Kurz, ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi t’i rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik”, shkruan Basha në urimin e tij.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi