Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një postim të thjeshtë në Facebook duke uruar Shtetet e Bashkuara për festën e pavarësisë.

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë”, shkruan Rama ndërkohë që ka hedhur në faqen e tij zyrtare një foto të flamurit amerikan.

Mirëpo ky postim nuk ka kaluar lehtë, pasi ndjekësit e tij nuk kanë harruar një detaj të rëndësishëm për kryeministrin. Ai feston sot ditëlindjen dhe ky fakt është vënë në dijeni nga komentuesit e shumtë në profilin e tij.

“Gëzuar ditëlindjen gjigandi ynë. Suksese e mbarësi familjarisht. Gëzuar dhe Amerika. Dy gëzime në një ditë. Domethënëse dhe fat i madh”, shkruan një komentues.

Kryeministri Edi Rama feston sot 57-vjetorin./tvklan.al