Rama: Vaksinimi në Shqipëri nuk do të jetë me detyrim, nuk do të penalizohet askush

Edi Rama


Rama: Vaksinimi në Shqipëri nuk do të jetë me detyrim, nuk do të penalizohet askush

12:34 11/01/2021

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se asnjë prej atyre që nuk vaksinohet nuk do të penalizohet. Rama tha se procesi i vaksinimit është me dëshirë dhe jo me detyrim.

Më tej ai shtoi se ka shumë “çuna që rrinë në Facebook” dhe kanë frikë se mos Bill Gates do u fusë çipin, prandaj sipas tij nuk do të ketë asgjë me detyrim.

“Nuk do të penalizohet askush nëse nuk vaksinohet. Kjo pasi është shumë e thjeshtë që vaksina nuk është me detyrim, kush dëshiron e bën. Është shumë e këshillueshme, pasi është e vetmja armë kundër COVID-19.

Është një armë ofensive, pasi e imunizon njeriun dhe e lufton virusin. Por njerëzit kanë mendjen e tyre, ka çuna Facebook-u me diplomë false që rrinë në kafe dhe kanë frikën e Bill Gates se do u marrë sekretit e filxhanit. Ka fallxhore që flasin drejtpërdrejtë me të plotfuqishmin dhe ka frikë nga djajtë”, tha kreu i qeverisë./tvklan.al







Të ngjashme