Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas situatës së zjarreve që shkaktuan këtë të martë viktimën e parë në Shqipëri. Ai i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se vijojnë operacionet e vështira për shuarjen e flakëve. Po ashtu ai shton se zjarret janë përhapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm”, shkruan Rama.

Kryeministri ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga aksionet e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shuarjen e zjarreve./tvklan.al