Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e COVID-19 në vend e shprehet se  infektimet janë nën mesataren e rajonit. Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shkruan se dhe humbjet e jetëve janë nën mesataren e rajonit dhe spitalet nuk kanë asgjë mangët.

🔴 Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës”, shkruan Rama.

Më tej Kryeministri u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat kundër COVID, dhe shton se më durim do kalojë dhe kjo situatë.

#MbaniMaskën #RuaniDistancat #MbrohuniNgaDizinformimi Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku🤝 #SiNjëFamilje️”, përfundon reagimin Rama.

Më herët lidhur me situatën e COVID, reagoi dhe Presidenti Ilir Meta, i cili i bëntë thirrje qeverisë që të shtonte numrin e testimeve./tvklan.al