Protestat e banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, Kryeministri dhe Kryebashkiaku thonë se janë të manipuluar, pasi sipas tyre, banorëve të vërtetë u është dhënë zgjidhje.

“Pjesa e mbetur aty është pjesë e manipuluar, e abuzuar komplet, se, edhe partiake, partiake, po prapë njerëzit logjikojnë për interesin e tyre, po avash-avash do sqarohen dhe ata se s’kanë dalë fare, protestojnë kundër vetes së vet. Pjesa më e madhe që dalin aty s’janë fare të zonës”.

“Në përgjithësi aty s’ka asnjeri përveç atyre që janë të organizuar nga bashkitë e tyre, nga punonjës pastaj një pjesë e vogël… se për çfarë do dalë, qoftë edhe një qytetar super demokrat, me mend në kokë, për çfarë do shkojë atje? Se tani është bërë që ha dru dhe nga ata vetë, një skandal i madh”.

Gjatë takimit me banorë të Njësisë Nr 3, Kryeministri dhe Kryebashkiaku kanë folur dhe për projektet që kanë për Tiranën në 4 vitet e ardhshme, kur Veliaj kërkon një mandat të dytë.

Tv Klan