Kryeministri ka dalë në një konferencë për shtyp, për të përshëndetur miratimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, por i ka treguar edhe njëherë opozitës se vija e kuqe, votimi për përbërjen e komisioneve që do të bëjë procesi i vetingut, nuk mund të preket.

Për Edi Ramën, formula e vendeve të rezervuara është provuar si e dështuar në KQZ, ndaj ai e sheh të papranueshme që një formulë e tillë, ku sistemi i drejtësisë ndahet në parcela për partitë, sipas tij, të mund të aplikohet për institucionet e reja kushtetuese në drejtësi.

Kryeministri i vlerëson si të sinkronizuara qëndrimet me aleatin e tij Meta, edhe pse ai përsërit domosdoshmërinë e përfshirjes së opozitës në miratimin e Reformës në Kuvend.

Rama tha se nuk preferon që të komentojë arrestimin e Kryebashkiakut të Kavajës, ndërsa shpjegoi përse nuk ndoqi të njëjtin standard për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Tv Klan