Rama: Venecia konfirmoi qëndrimin tonë

Posta

Rama: Venecia konfirmoi qëndrimin tonë

17:39 11/10/2019

Edi Rama opinionin e Komisionit të Venecias e sheh si konfirmim të pakundërshtueshëm të qëndrimit që socialistët mbajnë në fushatë, gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre, për dekretin e Metës për shfuqizimin e 30 Qershorit.

Në reagimin e Ramës në rrjetet sociale thuhet se të 3 konstatimet e Komisionit të Venecias i jepet të drejtë shumicës, që vendosi të hyjë në zgjedhjet lokale, edhe pse partitë kryesore të opozitës i bojkotojë ato.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor; Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur; Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre  pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj”.

Pas publikimit të hënën të opinionit përfundimtar të Venecias pritet të shihet dhe rrjedha që do të marrë hetimi i nisur ndaj Presidentit të Republikës, përmes Komisionit të Posaçëm Hetimor.

Mandati i këtij Komisioni u zgjat me 2 muaj nga parlamenti, pikërisht për të pritur dhe më pas analizuar me kujdes të gjitha konstatimet e Komisionit të Venecias.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi