“Kur nusja nuk vjen për herë të trete i themi: Vafsh në djall”

Edi Rama e sheh mosmarrëveshjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që u bë dhe shkak për mos dhënien e një datë për konferencën ndërqeveritare të këtij vendi por dhe Shqiperisë, si pjesë e një lojë të drejtueseve të unionit europian që mendon se janë pengje të nacionalizimit të BE.

Pengje të nacionalizmit të BE,  kur flas për nacionalizëm, flas për vende të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit dhe ata që nuk janë nacionalist bien pre e këtyre lojërave duke përdorur Këshillin Europian.”

I ftuar të marrë pjesë në ‘Symi Simpozium’, një forum vjetor që organizohet prej 23 vitesh nga ish-kryeministri grek George Papandreu, Rama thotë se nuk i pëlqejnë fjalitë klishe që përdoren nga zhgënjimi që po prodhon zvarritja e procesit të integrimit, se faktorë të tretë mund të përfitojnë nga kjo situatë. Por gjithsesi ai pranon se nuk duhet të neglizhohet si mundësi.

“Sigurisht që faktorët e tretë ekzistojë, nëse kinezët ofrojnë atë që quhen para të lehta shikoni Malin e Zi, Maqedonia që duhet të dalin nga një mal i madh borxhesh”.

Turqinë e përjashton, pasi sipas tij nuk është një faktor i tretë në Ballkan, dhe thotë së pret që Greqia të rikthehet për të pasur rolin e saj në këtë rajon.

“Turqinë nuk e shoh si faktor të tretë”.

Edhe ish-kryeministri Papandreu pranon se BE-së i duhet Ballkani ndaj nuk duhet ta mbaj peng procesin e integrimit. Rama mendon se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm ndaj duhet hedhur poshtë tezat se po rikthehet ish-Jugosllavia, apo Shqipëria e madhe.

I pyetur për të shkuarën e tij si artistit, pa modesti por pa shmangur ironinë thotë se është kryeministri piktor që kryeson listën botërore.

Tv Klan