“Futesh skutave me subjekte të OFL-së për të propaganduar rrëzimin e qeverisë”

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish këtë të enjte me Presidentin Ilir Meta pas reagimit të këtij të fundit, i cili përshëndeste dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit.

Rama në Twitter përmes një postimi që i drejtohet direkt kreut të shtetit i thotë se krimi zgjedhor në republikat parlamentare është edhe përfshirja e presidentit “si palë në zgjedhje me thikë në gojë”.

Rama ka vijuar më tej me akuzën e tij ndaj Metës se është takuar me subjekte të OFL-së dhe këtë e quan krim mendor.

“Futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor”, shkruan Rama.

Më herët, Presidenti Ilir Meta reagoi për dorëheqjen e presidentit të Kirgistanit. Meta bënte thirrje që autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë. /tvklan.al