Takim me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Brukselin, per t’u takuar me Komisionerin përPolitikën e Jashtme, Josep Borrel, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në qendër të bisedes do të jetë ecuria e Shqipërisë në integrimin evropian, dhe përdorimi i fondeve të BE-së për rindërtimit, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Rreth orës 14:00 pritet të mbahet një konferencë për media ku do të flitet mbi konkluzionet e tryezës.

Tv Klan