Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Francën. Lajmi është bërë me dije nga Presidenca franceze, ku sqarohet se Rama do të takohet dhe me Presidentin Emmanuel Macron.

Dreka me Z. Edi RAMA, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”, është ky njoftimi i Presidencës franceze në faqen e saj zyrtare.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur Shqipëria po pëgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Po ashtu Shqipëria pret dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Nuk dihen ende detaje nga takimi dhe arsyeja e kësaj vizite nga Kryeministri Edi Rama./tvklan.al