Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në 6 Janar. Mediat turke bëjnë me dije se ka qenë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që ka ftuar Ramën në Turqi.

Në një deklaratë, Drejtoria e Komunikimit e Turqisë tha se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë si dhe hapat për të përmirësuar bashkëpunimin do të diskutohen gjatë bisedimeve në 6-7 Janar mes dy liderëve.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë takimeve, do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe lidhjet dypalëshe.

Ndërkohë nga Kryeministria ende nuk ka njoftim për këtë vizitë zyrtare të Edi Ramës./tvklan.al