Conte: Zgjidhni krizën, opozita të ulet pa kushte në bisedime

Conte: Zgjidhni krizën, opozita të ulet pa kushte në bisedime

15:30 31/10/2019

Rama: Njihni Sigurimet Shoqërore të emigrantëve

Kryeministri Giuseppe Conte ripërsërit sërish në krah të Kryeministrit Edi Rama kësaj here nga Roma, rëndësinë që ka zgjidhja e krizës politike në Shqipëri. Gjate konferencës për shtyp mes dy kryeministrave, në mbyllje të vizitës zyrtare të Edi Ramës në Itali, Conte i jep mesazhe dhe opozitës vendase.

“E inkurajova Kryeministrin Rama dhe për të zbllokuar krizën politike që prej kohësh e ka penguar Shqipërinë të vijojë me reformat, në mënyrë të veçantë Reformën Zgjedhore. Dhe ftoj dhe partitë opozitare në Shqipëri të jenë të gatshme për të zgjidhur këtë krizë, më lejoni të them, pa kushte”, tha Conte.

“E informova Kryeministrin dhe për ecurinë e Reformës Zgjedhor, që ne duam ta miratojmë sigurisht së bashku me parlamentin shqiptar“, shtoi Rama.

Miratimin e Reformës Zgjedhore, Conte e sheh të lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Europian, në mbledhjen e radhës ku do të diskutohet zgjerimi i unionit. Dhe në këtë pikë ripërsërit mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe do i japë vendit tonë për anëtarësimin në BE. Mbështetje për të cilën ka marrë falenderimet e Kryeministrit Rama.

“Mbetet aktuale zgjidhja e krizës politike dhe institucionale për të vijuar dhe kompletuar procesin reformator, e për të patur të gjitha letrat në rregull në takimin e ardhshëm kur vendet anëtarë të Këshillit Europian ku do të shprehen sërish për zgjerimin e unionit. Ajo që mund të garantoj është se Italia do të jetë në rreshtin e parë për të mbështetur këtë kërkesë në çdo mbledhje të Këshillit Europian. Për këtë unë mendojë se unioni europian ka detyrimin e madh sa kohë që ka marrë përsipër një përgjegjësi me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe mbi të gjitha bëhet fjalë për hapje formale të negociatave dhe jo anëtarësim.

Në takimin e dytë brenda dy javëve mes dy kryeministrave është diskutuar dhe për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshëm.

Të tjera projekte që janë diskutuar në Romë është dhe ajo për ngritjen e një Komisioni Ekonomik Bilateral të përhershëm mes dy vendeve, marrëveshje për trajtimin e të burgosurve shqiptarë, si dhe njohja e Sigurimeve Shoqërore të emigrantëve tanë në Itali.

Çështja e diplomave dhe punësimit të të rinjve, siç u pohua nga dy krerët e qeverive, kanë marrë një vëmendje të shtuar në takimin e dytë brenda 2 javëve mes Ramës e Contes.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi