Në kompleksin e mirënjohur muzeal, në Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Francë, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama u nderuan me ceremoni të posaçme. I shoqëruar nga Komandanti i trupës së Gardës Republikane, kreu i qeverisë shqiptare përshkoi Oborrin e Nderit, me nderime ushtarake.

Pas pritjes ceremoniale, kryeministri Edi Rama, takoi presidentin Macron, i cili në konferencën e përbashkët për mediat shprehu konsideratën më të madhe.

Emmanuel Macron: Jam shumë i lumtur zoti kryeministër që po ju pres këtu në shtëpinë tuaj. Franca ju do ju dhe vendin tuaj. Siç e nënvizova para 6 muajsh në Tiranë, këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës dhe të jemi bashkë përballë sfidave. Ju mund të keni besim te mbështetja jonë për të vazhduar këtë rrugë me qëllim rruga juaj drejt negociatave të vij sa më shpejt.

Kjo mikpritje e veçantë, e bëri nostalgjik kryeministrin shqiptar, i cili kujtoi fillimet e tij në France, në vitet 90.

Edi Rama: Një ceremoni që se kisha imagjinuar kurrë në jetën time, që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillimit të viteve ‘90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë të mëdha ato kohë, për të gjithë ato që vinin nga Shqipëria. Mendoja se kisha parë gjithçka, derisa mbërrita një ditë në këtë pallat për të marrë Legjionin e Nderit.

Teksa folën për bashkëpunimin dypalësh, presidenti Macron njoftoi Krijimin e një Këshilli Francë Shqipëri për inovacionin, dhe një hua të konsiderueshme për reformën mjedisore.

Emmanuel Macron: Të forcojmë partneritetin tonë të çmuar në të gjitha fushat. Do të nënshkruajmë në marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Kjo temë e fundit është në qendër të vizitës suaj, pasi nga sot do të nisë edhe puna për Këshillin Francë-Shqipëri për inovacionin. Agjencia Franceze e Zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë hua për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit do të lejojnë të kapërcejmë këto etapa.

Kreu i qeverisë shqiptare, shprehu mirënjohje për gjtihë mbështetjen e Francës në rrugën drejt integrimit në BE.

Edi Rama: Dua të të falenderoj, së pari për vendosmërinë për të cilën e ke nxitur këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE. Duke vënë në tryezë për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi. Ne jemi dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë. Plani i rritjes që u miratua nga Parlamenti Europian shkon në këtë drejtim.

Emmanuel Macron: Sa e admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, për ndjenjat shumë të thella europiane. Do thoja ndoshta edhe më shumë se europiane. Ne i kushtojmë rendësi kësaj, jeni ju, jemi ne, marr janë të veçanta dhe kjo falë punës së përbashkët.

Edi Rama: Jemi pro francez, sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etalon i të qenit europian. Nuk mund të jesh pro europë pa qenë pro francez.

Shqipëria dhe Franca nënshkruan disa marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit.

Klan News