Rama viziton Athinën brenda këtij viti

Posta

Rama viziton Athinën brenda këtij viti

15:41 18/10/2019

Do të diskutohen çështjet e lëna pezull mes dy vendeve

Negociatat e ngrira mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të nisin brenda këtij viti. Në fund të Tetorit, Kryeministri Rama do të jetë në Athinë si pjesë e samitit të vendeve euro- arabe.

Vetë Rama ka konfirmuar në një intervistë për televizionin grek ‘Ert’ se do të takohet dhe me homologun grek Mitsotakis, ku siç pohon, do të diskutojnë dhe për paketën e çështjeve që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve.

Në intervistën për kanalin televiziv grek, Kryeministri nënvizon se të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë mëse të respektuara, çështje kjo që është në krye të axhendës së qeverisë së Athinës sa i takon bashkëpunimit me Tiranën zyrtare.

Madje jo pak herë respektimi i të drejtave të minoritetit është lidhur me fatin e integrimit të Shqipërisë.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT