Pas përfshirjes në Programin qeveritar 100 Fshatrat në drejtim të zhvillimit të agroturizmit, Shën Gjergji, vetëm 40 km nga Tirana është kthyer në një destinacion turistik për turistët vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej bujtinave të para të ndërtuara në Shën Gjergj, e rindërtuar me ndihmën e Fondit të Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Agroturizëm.

Ai e cilësoi këtë si një model që duhet ndjekur kudo ku ka resurse të tilla natyrore.

“Puna është që të ruajmë këtë lloj stili. Ky është model për tu zhvilluar më tutje.”

“Kur Shën Gjergji u shpall si fshat turistik morëm spunton që të bënim rikonstruksionin e shtëpisë dhe pse jo të bëheshim pika e parë e bujtinave këtu në Shën Gjergj që të fillonte turizmi se kishte ngelur si një fshat i harruar, kurse tani rruga, bujtina, njerëzit, kanë filluar goxha ndryshime”, shprehet Albina.

Mbështetja e investimeve në agroturizëm ka si qëllim zhvillimin ekonomik rural përmes nismave personale, si faktor stimulues i modelit të ri ekonomik në Shqipëri.

Tv Klan