Rama viziton familjet e strehuara pas tërmetit

Rama viziton familjet e strehuara pas tërmetit

20:20 15/12/2019

Mbështetje për fëmijët e prekur nga tragjedia

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së dielës në familjen e Alesio Cakonit, 10-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti i 26 Nëntorit në Thumanë. Tashmë bashkë me nënën dhe gjyshen e mbijetuar ata janë strehuar në një shtëpi të re në zonën e Kamzës. Për Alesion dhe Aurel Lalën, fëmijët të cilët Rama i dërgoi deri në Itali për të takuar lojtaret e Juventusit, premtoi bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës.

“Unë kam kënaqësi të madhe për këtë punë. Më jep fjalën që do të mësosh mirë. Të gjitha 10-a. I kemi lidhur bursë mujore për shkollën. 150 mijë lekë në muaj për libra, për sport, për rrobat. Po morët nota të mira vijnë edhe të tjerat, me nota të këqija nuk i duheni asnjë njeriu. Të kënaqni të gjithë kë keni rrotull. Mamit do ia shpërblesh me nota të mira, edhe gjyshes. T’ju njohë bota për atë që jeni ju, jo prej Ronaldos”.

Biseda me familjarët u fokusua te e ardhmja e të fëmijëve.

“Për vit të ri si e keni planin? Do ta gjejmë ndonjë gjë për vit të ri. Ndonjë kërkesë për Babagjyshin keni? Shkruaj një herë s’i dihet, çoje me postë tek bashkia. Drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, bashkia Kamëz”,

Rama thotë se është mbyllur në afatin e përcaktuar edhe detyrimi për t’i sistemuar në shtëpi të reja të gjitha familjet e viktimave të 26 Nëntorit.

“Nesër do shkojmë në shkollë apo jo? Do vij unë t’ju marr nesër në mëngjes”.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi