“Lagja e re në Laç, më e bukura në Shqipëri”

Kryeministri Edi Rama viziton kantieret e rindërtimit në Laç dhe Mirditë. Aty po punohet si për ngritjen e lagjeve të reja, edhe për shtëpitë individuale.

Në Laç, pas tërmetit, si pjesë e programit të rindërtimit janë hapur 11 kantiere ndërtimi ku përveç banesave janë në proces rikonstruktimi dhe ndërtimi nga themelet dhe shkolla e kopshte.

Kryeministri inspektoi ecurinë e ndërtimit të 500 apartamenteve të reja që po ndërtohen nga qeveria turke, por dhe zonën ku po ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë në Mirditë ku po ndërtohen 35 banesa individuale dhe 68 apartamente i gjithë procesi rindërtimit mbyllet brenda këtij viti. Paralelisht si në Laç dhe në Mirditë po punohet dhe për infrastrukturën rrugore dhe rrjetin e Ujësjellës Kanalizimeve.

Tv Klan