“Banesat individuale përfundojnë brenda vitit”

Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e ndërtimit të shtëpive të reja individuale në Ishëm të Durrësit, një zonë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i Nëntorit të një viti më parë. Rama kërkoi edhe pak durim nga banorët të cilëve u premtoi se natën e vitit të ri do të jenë në shtëpi të re.

Për vit të ri do jeni në shtëpi të re”. Në këtë zonë janë 300 banesa që po ndërtohen si edhe disa shkolla. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj kërkoi përshpejtim të procedurave nga bashkia e Durrësit.

Rama pa nga afër edhe një nga 12 shkollat që po rindërtohet në këtë zonë. “Kjo është e mira e së keqes”.

Është parashikuar që këto shkolla të hapin dyert për nxënësit në 26 nëntor, në 1-vjetorin e tragjedisë.

Tv Klan