Kompania turke: Ndërtimi në 3 muaj, sfidë e madhe   

Në Fier u rikthye sërish për të parë vendin ku pritet të ndërtohet nga qeveria turke spitali i ri rajonal, për të cilin basti i Presidentit Erdogan ishte finalizimi i godinës brenda 3 muajve.

-Kjo është ajo që kemi planifikuar për projektin!

-Ky vendi?

-Po ky vendi!

-5 hektarë?

-Po, 5 hektarë, 5000 metra.

-Kjo është toka e gjitha kjo këtu dhe unë mendoj se është.

-Ngjitur me autostradën.

-Po, është me akses direkt. Mirë apo jo?

-Po, toka është e mirë.

Punimet do të mbikqyren nga pala turke e cila me të mbërritur në Shqipëri duket e vendosur për të dorëzuar spitalin brenda afatit.

“E dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambasadori ynë gjithashtu, shkëlqësia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spitalin”.

Edhe për kreun e qeveisë sfida e palës turke në përmbushje të premtimit është e madhe.

“Nuk e premtoj unë zotëri, nuk e kam premtuar unë, dua të sigurohem që njerëzit e dëgjojnë, ky është premtimi i Presidentit,nëse nuk mbahet premtimi është për shkak të tij, jo timin, se njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë”.

“Do jemi 24 orë në ditë me ju, ministrja, skuadra, menaxheri i projektit nga ana jonë do të vendoset që të punoni me të vetëm që t’i përgjigjet çdo kërkese, pra s’do ju duhet të shkoni në asnjë zyrë, askund”.

Përveç godinës, qeveria turke ka marrë përsipër edhe pajisjen e spitalit me të gjitha aparaturat e nevojshme, si dhe administrimin e tij nga ekspertë dhe mjekë turq deri në një periudhë tranzitore të kalimit palës shqiptare.

Tv Klan