Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga KQZ-ja se fletën e parë të votimit të zgjedhësit nga jashtë e ka marrë një shtetas që jeton ne Gjermani.
Ai rezulton të jetë votues i Qarkut Dibër. Rama shprehet se PS-ja e mbajti fjalën dhe u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre.
“Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Tv Klan