Në takimin e tij në kryeqytet, kreu i qeverisë Edi Rama i veçoi zgjedhjet parlamentare të Majit si unike, krahasuar me ato të mëparshmet. 11 Maji për kryeministrin, është takim me historinë. Referuar kështu, rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk ndodh që në zgjedhje të shkosh në takim me historinë. Në përgjithësi shkon për takim për të dhënë edhe ti mendimin tënd në momentin që populli thirret të votojë. Në përgjtihësi vendoset se ç’do ndodhë për ekonominë, arsimin, rritjen e pagave apo shëndetësinë”, tha Rama.


Më tej, këshilloi qytetarët që të bëjnë një kërkim të thjeshtë në internet për të kuptuar se çfarë përfaqëson Partia Demokratike.

“Kërkoni në Google, Partia Demokratike 1997. Partia Demokratike 1998, 2008, PD 2011. 4 data që mos të zgjatet. 21 janar, PD. 14 Shtator 1998. Futuni në YouTube për qejf, futuni e shiheni se ndoshta nuk i dini të gjitha. Nuk ka fare fare diskutim zgjedhja”, deklaroi numri një i kabinetit.

/tvklan.al