Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçic kanë shkëmbyer replika në distancë për atë çfarë ndodhi të martën në Beograd dhe në lidhje me vizitën që Kryeministri Rama është parashikuar të zhvillojë në kryeqytetin serb.

Vuçiç deklaroi gjatë ditës së djeshme se nuk kishte vendosur nëse do ta priste Ramën.

Ndërsa Kryeministri Rama, në një intervistë për CNN u shpreh se nëse nuk e ftojnë, është çështje e serbëve. Këto replika vetëm sa e shtojnë paqartësinë mbi zhvillimin e kësaj vizitë të parashikuar.