Rama: Nesër firmoset marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali



Rama: Nesër firmoset marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali

14:12 10/03/2021

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nesër ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka, do të udhëtojë drejt Italisë dhe do të takohet me ministrin Luigi di Maio.

Rama shton se nesër do të firmoset marrëveshja për patentat e shqiptarëve. Më tej Rama falënderon di Maion për këtë marrëveshje që do të firmoset nesër.

“LAJM I MIRË. Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali”, shkruan ndër të tjera Rama.

 Edhe pak ditë më parë Rama, teksa ishte në Itali për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali i kërkoi ministrit italian që të mos harronte marrëveshjen për patentat se shumë shqiptarë i ishin ankuar./tvklan.al







Të ngjashme