Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një video-konferencë këtë të martë. Në fokus të takimit virtual të tyre do të jetë Minishengeni rajonal.

Disa ditë më parë, Presidenti serb njoftoi se një nga çështjet për diskutim pritet të jenë veprimet e përbashkëta kundër katastrofave natyrore në rajon, ku ata do të marrin një vendim.

Po ashtu do të mundësohet më shumë qarkullimi i mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Një çështje tjetër për diskutim do të jetë edhe sistemi i lejeve të punës.

Mendohet që një qytetar që merr leje në territorin e një prej 3 vendeve doo të ketë një leje pune të vlefshme për secilën nga vendet e minishengenit./tvklan.al