Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e tij elektoral të radhës në Gjirokastër, ndërsa nuk i kurseu ironitë për kundërshtarët politikë.

Teksa theksoi se mbrëmjen e kësaj të shtune do të jetë i ftuar në Klanifornia në Tv Klan, Rama zbuloi një fragment me fallxhoren e spektaklit.

Mes batutash kryeministri u shpreh se 6 e LSI-së dhe 9-ta e PD-së, po t’i bësh bashkë bëjnë numrin e djallit, që është 69-ta.

“Sonte në darkë do më shikoni tek Fevziu i vërtetë. Është djali i xhaxhait të tij, por ky i ka marrë studion ky tjetri. Po i vërteti është ky sonte. Dhe aty takova një fallxhore dhe pas emisionit më tha fallxhorja, ca bën tha që i thua Lulit ndahu. Si do ndahet Luli tha? Jua ke parë numrat ti tha? Çfarë numrash i thashë dhe ajo më dha letrat. Më tha çfarë numri është ky? 6 thashë. Jo tha është 9. Prandaj tha unë të kuptoj se s’ke faj ti. Prandaj tha, edhe ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord që ky është numri i djallit, 69-ta. Vajte te 6-ta, 9 ke, vajte te 9-ta 6-ën ke. More 69, të mori djalli dhe të çoi në djall. Dëgjo i thashë, unë jam i bindur, jam i sigurt, nuk e diskutoj fare që ju që jeni aty, keni ardhur nga Kuçi. Jam i sigurt dhe unë ju dua kaq shumë juve. Ju dua aq shumë ju tepelenasve, kurveleshasve, lebërve. E di pse ju dua unë juve pafund, sepse ju i bini shkurt fare. Ju i këpusni 12-n dhe nuk merreni as me 6-n as me 9-n. Ju e keni numërimin të thjeshtë, ju e keni 1, 2, 12 mirupafshim.

E bukur ishte kjo si lojë fjalësh se kështu mund të mendoni dhe ju, por jua bëra pikërisht se nuk është lojë fjalësh. Më tha dëgjo tha, çlidhje ka shorti? Ti e di tha, nuk është as 6-ta as 9-ta, janë ata të dy. Ja derri maç, njëri me kokë lart, tjetri me kokë poshtë, Iliri lart, Sailu poshtë, Iliri poshtë, Saliu lart, kështu vajti kjo punë. Njëri del thotë presidenti, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9 derrin maç ka”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama do të jetë mbrëmjen e kësaj të shtune i ftuari special në spektaklin e humorit “Klanifornia”, në Tv Klan, në orën 21:00. /tvklan.al